Lajm i mirë! Turqia bën veprimin e papritur ndaj Suedisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Parlamenti i Turqisë miratoi pranimin e Suedisë në NATO pas disa muajsh diskutimesh, duke e lënë Hungarinë si vendin e vetëm të aleancës që nuk ka dhënë “dritën jeshile” për Stokholmin.

Parlamenti në Ankara votoi për të pranuar kërkesën e Suedisë të martën, duke ia dërguar dokumentin Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për një nënshkrim përfundimtar përpara se të depozitohej në Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington.

Kujtojmë se prej muajsh Turqia ka mbajtur pezull procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, por me vendimin e sotëm Hungaria e kryeministrit Viktor Orban mbetet i vetmi vend anëtar i aleancës që duhet të japë votën pro për vendin nordik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu