Lajm “jo i mirë” për shqiptarët e fiksuar pas Gjermanisë

Ndërsa shqiptarët vijojnë të rendin furishëm drejt Gjermanisë, “parajsës tokësore” sipas një perceptimi që kanë krijuar e psikoze që i ka sunduar vitet e fundit, Gjermania vetë ppo shfaq shenja Shqipërie. Kështu, në Berlin u organizuan protesta nga të pakënaqur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në vend.

Të mbledhurit thanë se ata që përballen me varfërinë për shkak të inflacionit kishin nevojë për ndihmë, duke bërë thirrje për mundësi të barabarta për të gjithë, strehim të përballueshëm, mbështetje për ata me paga të ulëta dhe rritje të ndihmës sociale.

Michael Stiefel, nga Shoqata “Rrjeti i varfërisë”, tha se në Gjermani hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po thellohet.

“Njerëz nga vendet e tjera janë gjithashtu të prekur. Ne e pamë këtë në epidemi. Nëse pesë persona jetojnë në një apartament me dy dhoma në rrethin e Neukolln ose nëse pesë njerëz nga Ukraina ose Siria jetojnë në një dhomë, kjo është varfëri dhe mjerim në një vend i pasur”, tha ai.

Edhe një nga të pranishmit, Anna Ë., tha se i duhet thënë mjaft kësaj situate.

“Ata na injorojnë. Nuk na dëgjojnë. Askush nuk na dëgjon”, duke shtuar se e ka të vështirë të bëjë pazar dhe se kjo e frikëson.

Indeksi i çmimeve me shumicë në Gjermani u rrit me 19.9 për qind në shtator, njoftoi të premten Zyra Federale e Statistikave të vendit (Destatis).

Norma e inflacionit ishte 18.9 për qind në gusht dhe 19.5 për qind në korrik, thuhet në deklaratë. Çmimet e larta kanë ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para. Inflacioni vjetor i konsumit në vend ishte 10 për qind në shtator.

Duke iu kthyer shqiptarëve, ata me psikozën e ikjes me patjetër në Gjermani, duket se ende s’po e kuptojnë që një situatë të trazuatr globale, me gjasë, kjo “fuqi që jua bën me sy” nuk do jetë më e tillë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu