LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta analisti Andrea Stefani

Ka ndërruar jetë gazetari Andrea Stefani. Andrea vuante nga një sëmundje e rënd prej më shumë se gjashtë muaj, por beteja e tij kundër sëmundjes dështoi. Operacioni I fundit në Itali konstatoi pamundësinë e vazhdimit të mjekimit.

Sot ai është ndarë nga jeta duke lënë pas familjen e tij, gruan dhe fëmijët.

Andrea I përket brezit të gazetarëve shqiptarë të viteve 90. Ai filloi karrierën në viin 1989 si gazetar I gazetës “Puna”, më pas vazhdoi si gazetar I lirë. Në vitin 1993 ai ishte në ekipin e parë të Gazeta Shqiptare, pastaj në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë. Prej vitit 1997 ai punoi në gazetat “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” etj, duke qenë po ashtu një kontribues I rëndësishëm në televizonet shqiptare me opinionet e tij.

Stefani ka qenë për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”.

Gazeta TemA shpreh ngushëllimet më të thella për familjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu