Lampard flet për gabimin fatal të Kepas ndaj Southamptonit

Trajneri i Chelseat Frank Lampard ka dalur në konferencë për media pas barazimit të papritur ndaj Southamptonit, me rezultat 3-3 në “Stamford Bridge”, raporton KosovaPress.

Njëri prej golave të pranuar erdhi si pasoj e një gabimi fatal nga portieri Kepa, por që ishte paraprirë paraprakisht nga një lëshim i qendërmbrojtësit Kourt Zouma.

Tekniku anglez e ka komentuar këtë episod pas gazetarëve, ku edhe deklaroi:

Kam folur për Kepan disa herë më pare dhe kësaj here nuk ishte vetëm faji i tij që nuk fituam. Mendy është i lënduar dhe do të rikthehet brenda dy javësh dhe pastaj do të jetë zgjedhja ime.”, deklaroi Lampard.

Pajtojem që ata luajtën më mirë në pjesën e dytë. Presioni i tyre na detyroi të mbrohëmi dhe pësuam golat”, shtoi Lampard në fund. /KosovaPress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu