Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të NATO-s për zgjerim, duke thënë se ata duhet të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.

Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe”, tha ai gjatë Asamblesë Parlamentare të aleancës teksa prezantoi draft-raportin ku përmendet Kosova.

Gjatë Asamblesë, që po mbahet në Sofje, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

Autoritetet e Kosovës bënë të ditur në mars se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup.

Duke prezantuar draft-raportin, Lancaster përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se aleatët e NATO-s, por edhe Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, duhet të vazhdojnë t’i bëjnë presion Kosovës dhe Serbisë që të zhbllokojnë procesin e dialogut dhe të arrijnë normalizimin e raporteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu