Lanë Greqinë dhe hapën biznes në atdhe, çifti me tre fëmijë gjen belanë në Shqipëri

Tatimet kanë nisur të ashtuquajturin aksion kundër informalitetit tek bizneset duke frikësuar jo pak të gjithë ata që mbajnë familjet me aktivitetin e tyre.

Ndërkohë, qeveria pritet të fusë në janar në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset në vend, një veprim pas të cilit ekspertët parashikojnë mbyllëjn e mijëra bizneseve në vend.

Një qytetar rrëfen për Albeu.com një skenë të trishtë që ka parë sot në kryeqytet.

“Sot u pikellova shume aq shumë thua se më ndodhi mua. Në një rrugicë qorre që të çon pranë shkollës së “Kuqe” sapo ishte hapur një lokal i vogël dhe gatuheshin ushqime shtëpije. Isha mesuar të haja nga një paçe me pilaf.

Në biseda me çiftin që kishte hapur lokalin mësova se kishin edhe tre djem të vegjël dhe se kishin lënë Greqinë për të punuar ne Shqiperi. Dhe se banonin pranë lokalit në një dhomë që vetëm banesë nuk ishte. Të gjitha i kishin me qera.

Kur sot pash që lokalit i kishin vënë disa shirita të verdhë ku thuhej “Hetimi tatimore”. Ku do të jenë sot ata fëmijë që mezi ushqeheshin? Ku do të jetë valle ky çift shqiptar që kishte lënë Greqinë për një jetë më të mirë në Shqipëri…?”, – thotë Haki. S për Albeu


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu