Laporta merr pranë legjendat e Barçës, ish-portieri bën gati rikthimin

Victor Valdes në vitin 2019 bëri rikthimin ne tij te Barcelona, duke marrë drejtimin e një prej ekipeve të të rinjve. Kjo aventurë zgjati vetëm 3 muaj për shkak të mosmarrëveshjeve mes ish-portierit dhe drejtorit të akademisë, Patrick Kluivert.

Pas kësaj ai mori drejtimin e Horta, klub i Tercera Division, por as kjo aventurë nuk po shkon në mënyrën e duhur. 9 pikë pas 9 ndeshjesh nuk mjaftojnë dhe mësohet se Valdes është shumë pranë largimit nga klubi katalanas.

Roli i tij i radhës pritet të jetë në fushatën e Joan Laporta për president. Mësohet se Valdes do rreshtohet krah ish-presidentit dhe në rast se Laporta fiton zgjedhjet, ish-portieri pritet të rikthehet te Barça dhe të marrë një rol drejtues ose koordinues.

Zgjedhjet për president të Barçës janë pas 12 ditësh, më 24 janar, por ka dyshime të mëdha për shtyrjen e tyre për shkak të pandemisë prej Covid-19, që në Spanjë është masivizuar me uljen e temperaturave dhe ka nisur një valë e re infektimesh tashmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu