Laporta: Nëse nuk fitoj zgjedhjet, Messi nuk qëndron te Barcelona

Zhvillimet e reja po vazhdojnë në lidhje me krizën institucionale të Barcelonës, ndërsa një pretendim i guximshëm ka dalë nga goja e kandidatit për president Joan Laporta.

Laporta premtoi gjatë një debati në të cilin ishin të pranishëm edhe dy kandidatët tjerë Toni Freixa dhe Victor Font, që vetëm ai mund ta mbajë Lionel Messin në klub.

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Leo [Messin] dhe ai do të marrë parasysh çfarëdo propozimi që t’i bëj”.

“Nëse nuk fitoj, jam i sigurt që Leo nuk do të qëndrojë në Barcelonë”, ka thënë Laporta.

Ky ishte një mesazh i fuqishëm për votuesit dhe e përsëriti në disa raste pikëpamjen e tij se vetëm presidenca që ai drejton mund ta tundonte Messin të qëndronte.

“Messi do ta peshojë ofertën që ne i bëjmë. Jam i bindur që nëse kandidatët e tjerë fitojnë, Messi nuk do të mbetet në Barcelonë”.

“Ai nuk ishte i lumtur gjatë kohës që Freixa ishte në bord”, nënvizoi Laporta.

Laporta e di se Messi do të jetë një temë kryesore në zgjedhjet e 7 marsit dhe ai pretendon se dëshirat e argjentinasit nuk kanë të bëjë vetëm me paratë.

“Ai nuk drejtohet vetëm nga paratë. Ai dëshiron që një ekip konkurrues që fiton”.

“Unë jam i sigurt se ai do të dëgjojë ofertën time, ashtu si unë jam [i sigurt] që nëse dikush tjetër fiton ai do të largohet”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu