Largohen bllokadat serbe në kufi me Kosovën, hapet qarkullimi në pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka lajmëruar pak më herët se janë informuar se janë larguar bllokadat në pikat kufitare në territorin e Serbisë. Lidhur me këtë, Sveçla tha se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje.

Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.\Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.”, shkruan Sveçla në Facebook.

Kosova vendosi dje mbylljen e qarkullimit në Merdarë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj disa personave të maskuar të cilën bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin në kufirin mes dy vendeve.

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës janë shprehur se pas këtyre bllokadave dhe personave të maskuar që pengonin qarkullimin e shqiptarëve qëndron qeveria e Serbisë. Ministrja e Jashtme e Kosovës tha se automjetet e policisë serbe nuk ndërhynë për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, sipasj saj. Gërvalla thotë se kjo sjell në mendje kohë të errëta.

Edhe presidentja Osmani ka bërë fajtore Serbinë, ku tha se prapa bllokadave në pikat kufitare me Kosovën qëndron shteti serb, ndërsa shtoi se këto veprime janë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit të arritura në 12 vite. Presidentja i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dalë me qëndrim publik për shkeljet e vazhdueshme të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu