Latifi: Kosova duhet të ndjekë shembullin e Shqipërisë

Profesori Blerim Latifi beson se Kosova, nëse kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, duhet të marrë refugjatë afganë, transmeton InfoShqip.

Latifi shkroi në Facebook se Kosova duhet të ndjekë shembullin e Shqipërisë, kryeministri i së cilës Edi Rama njoftoi se do të mundësonte qëndrimin e refugjatëve nga Afganistani.

Afganët, të cilët Edi Rama, me kërkesë të amerikanëve, vendosën t’i marrin në Shqipëri, janë armiqtë e talebanëve. Ata janë pjesa më e emancipuar e popullit afgan që kanë 20 vjet që përpiqen, së bashku me amerikanët, të kthejnë atdheun e tyre në një botë të lirë dhe moderne. Fatkeqësisht, ata dështuan dhe tani janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre. “Duke u siguruar atyre strehim, Shqipëria dëshmon edhe një herë se mbetet e lidhur fort me aleancën kundër terrorizmit dhe ideologjitë që e ushqejnë atë,” shkroi Latifi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu