Lavrov: Jemi në fillimin e një epoke të re

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takua me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe, duke deklaruar se bota po hynte në një “epokë të re”, transmeton InfoShqip.

Jemi në fillimin e një epoke të re. Unë po flas për një lëvizje që synon multilateralizmin e vërtetë, jo atë që Perëndimi u përpoq të impononte – tha Lavrov në takim, siç raportuan mediat ruse pro regjimit.

Kujtojmë se për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Moska zyrtare e ktheu timonin e saj ekonomik në drejtime të tjera, pra drejt vendeve të tjera./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu