Lavrov: Shkupi e Podgorica, veglat anti-ruse të Perëndimit

“Dyshime nese Shkupi do të anëtarësohet në BE së shpejti”

Perëndimi po përpiqet t`i shndërrojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në “vegla” të fushatës anti-ruse, percjell Klan Macedonia, deklaratën e Ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov dhënë në një intervistë të publikuar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

“Shihet dallimi mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e ndjejnë për Rusinë dhe ajo që politikanët e tyre janë të detyruar ta bëjnë nga Brukseli, BE-ja dhe NATO-ja. Kjo është përpjekje që të bëhen në vegla në fushatën anti-ruse”

Ministri I Jashtëm rus në këtë intervistë, siç përcjell Klan Macedonia, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin për të hyrë në BE, duke shfaqur dyshime se së shpejti do të ndodh një gjë e këtillë.

“Në vend të kësaj, ata i morën në NATO, nisën t`i nxehin ndjenjat rusofobike, politikën agresive ndaj Federatës ruse. Njëjtë bënë me Malin e Zi; premtuan se do të hyjnë në BE, por fillimisht duhet të hyjnë në NATO, t`u bashkangjiten sanksioneve dhe të marrin qëndrime të hapura antiruse”

Lavrovi në këtë intervistë, sic njofton Klan Macedonia, pozitivisht e ka vlerësuar vendimin e Kishës serbe për të pranuar Kishën Ortdokse Maqedonase. Sipas tij, kjo ka qenë përgjigje ndaj intrigave të Patriarkut të Stambollit./Tv Klan


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu