Lavrov: Shkupi e Podgorica, veglat antiruse të Perëndimit

Perëndimi po përpiqet t`i shndërrojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në “vegla” të fushatës anti-ruse, percjell Klan Macedonia, deklaratën e Ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov dhënë në një intervistë të publikuar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

“Shihet dallimi mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e ndjejnë për Rusinë dhe ajo që politikanët e tyre janë të detyruar ta bëjnë nga Brukseli, BE-ja dhe NATO-ja. Kjo është përpjekje që të bëhen në vegla në fushatën anti-ruse”

Ministri I Jashtëm rus në këtë intervistë, siç përcjell Klan Macedonia, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin për të hyrë në BE, duke shfaqur dyshime se së shpejti do të ndodh një gjë e këtillë.

“Në vend të kësaj, ata i morën në NATO, nisën t`i nxehin ndjenjat rusofobike, politikën agresive ndaj Federatës ruse. Njëjtë bënë me Malin e Zi; premtuan se do të hyjnë në BE, por fillimisht duhet të hyjnë në NATO, t`u bashkangjiten sanksioneve dhe të marrin qëndrime të hapura antiruse”

Lavrovi në këtë intervistë, sic njofton Klan Macedonia, pozitivisht e ka vlerësuar vendimin e Kishës serbe për të pranuar Kishën Ortdokse Maqedonase. Sipas tij, kjo ka qenë përgjigje ndaj intrigave të Patriarkut të Stambollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu