LDK-ja hap dyert për Vjosa Osmanin: Synojmë kthimin e të gjithë anëtarëve

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se në listën e kësaj partie mund të ketë vend edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani.

Azemi theksoi se ky subjekt po synon rikthimin dhe bashkimin e të gjithë anëtarëve të saj.

Ai tha se LDK synon të unifikojë radhët e saj dhe të forcojë strukturën e brendshme të partisë.

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK-ja synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë”, deklaroi Azemi transmeton Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu