LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Preferova që Abdixhiku të bëhet zëvendësi im

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Para mediave, ai tha se ka preferuar që Abdixhiku të bëhet zëvendësi i tij, pra zëvendëskryeministër, raporton Klankosova.tv.

“E falënderoj Abdixhikun për bashkëpunimin mirëpo në të njëjtën kohë më duhet të konstatoj që bisedimet rezultuan të pasuksesshme për shkak se asnjëra prej ofertave nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me VV-në dhe partnerët e tjerë që i kemi ne, ta këtë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendësi im të bëhet Abdixhiku”. – tha kryeministri Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu