Lëndohet Milot Rashica, lë në gjysmë stërvitjen

Milot Rashica ka lënë stërvitjen e sotme në gjysmë te Werder Bremen, pas një shqetësimi në kofshë. Klubi ka shkruar se lojtari të martën ka lënë stërvitjen në gjysmë dhe do të shikohet nga afër gjendja e tij.

“Milot Rashica u desh të ndërpresë stërvitjen herët në mëngjes të martën. Lojtari sulmues i Werderit përfundoi seancën para kohe për shkak të një dëmtimi në kofshë”.

“Mbetet të shihet nëse ndërprerja e parakohshme e stërvitjes do të ketë ndikim në një mision e së dielës në ndeshjen në shtëpi kundër VfB Stuttgart. Më vonë do të kemi një diagnozë të saktë”, thuhet në ueb faqen e Werder Bremen.

Werder Bremen mban vendin e 11-të në renditje me 11 pikë pas nëntë ndeshjeve.

Rashica ka luajtur në pesë ndeshje të kampionatit deri tani, ku ende nuk e ka gjetur golin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu