Pas një sëmundje të rëndë ndërroi sot jetë Muharrem Krutaj nga Kumanova, ish-pjesëmarrës i UÇK-së në luftën e Kosovës dhe luftën e vitit 2001 në rajonin e Likovës, njofton agjencia e lajmeve INA, transmeton InfoShqip.com
Krutaj i njohur me nofkën “Rambo” ishte lënë në harresë nga institucionet e shtetit, i papunë dhe në gjendje të rëndë financiare.
Ai ishte pjesë e grupit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që së fundi po reagonte për situatën e krijuar politike dhe për injorimin e ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së në Maqedoni.