Letra e plotë, ja çka thuhet në letrën e dërguar Albin Kurtit nga presidenti i Turqisë

Për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, lideri i VV-së, Albin Kurti ka marrë urime nga liderë të ndryshëm evropianë.

Mirëpo, i njëjti ka përshëndetur disa qëndrime që aktualisht ka Vetëvendosje, e që bien ndesh me marrëveshjen e arritur më 4 shtator, e ku garantuese janë SHBA-të.

Në letrën e tij, Erdogan ka thënë se mirëpret qëndrimet e Vetëvendosjes për shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem.

Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Se qeveria në ardhje Kurti mund ta heq ose mos vendos fare ambasadën në Izrael, e ka konfirmuar edhe ish-ministri i Jashtëm i kësaj partie, Glauk Konjufca në një debat televiziv.

Ai kishte thënë se nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga BE, Kosova do ta largojë ambasadën nga Jeruzalemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu