Letra emocionale e Mesut Ozilit pasi u la jashtë listës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës Premier

Duket se karriera e Mesut Ozilit po shkon drejtë një përfundimi të parakohshëm. Mesfushori gjerman është lënë jashtë listës së 25 lojtarëve të ftuar nga Arsenali për ndeshjet e Ligës Premier.

Me këtë listë, është konfirmuar se Ozil nuk ka të ardhme në Emirates dhe në janar pritet të largohet si lojtar i lirë.

Me një letër emocionale, lojtari më i paguar te The Gunners ka shpjeguar kohët e vështira që po kalon.

“Ky është një mesazh i vështirë për tifozët e Arsenalit para të cilëve kam luajtur për disa vite. Jam shumë i zhgënjyer me faktin që nuk jam regjistruar për ndeshjes e Ligës Premier”, fillon letra e gjermanit.

“Qëkur nënshkrova kontratën e re në vitin 2018, kam treguar lojalitetin dhe përkushtimin që e dashuroj Arsenalin, dhe është pikëlluese që nuk vlerësohet. Tashmë e kam kuptuar lojaliteti është vështirë të vlerësohet në këto ditë”.

“Gjithmonë kam tentuar të jem pozitiv javë pas jave dhe ndoshta të kisha mundësinë që të rikthehesha në skuadër. Kjo ishte përse kam qëndruar i heshtur. Para se të shpërthente coronavirusi, isha shumë i lumtur nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta – ishim në rrugë të mirë dhe paraqitjet ishin në nivel të mirë”.

“Por, gjërat kanë ndryshuar, përsëri dhe nuk po lejohem më të luajë për Arsenalin. Çfarë mund të them tjetër? Londra ende është si shtëpi. Ende kam shumë shokë dhe bashkëlojtarë të mirë dhe ndjejë lidhje të forta me tifozët. Nuk ka rëndësi çfarë, unë do të vazhdojë të luftojë për sezonin tim të tetë te Arsenali. Ju premtoj se ky vendim nuk do të ndryshojë asgjë në mendjen time – do të vazhdoj të stërvitem dhe do të ngris zërin kundër padrejtësive”, ka thënë Ozil.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu