Letra emocionuese e Valonit drejtuar federatës së Norvegjisë, ja pse zgjodha Kosovën

Valon Berisha tregon pse la Norvegjinë për Kosovën.
Valon Berisha ka pranuar ta lë Norvegjinë për Kosovën, derisa vëllai i tij i vogël, Vetoni, ka vendosur të qëndroj me Norvegjinë.

Ai në një letër dërguar federatës norvegjeze, ka treguar pse ka vendosur të luaj për Kosovën dhe shkak për këtë ishte familja.

“Unë dhe familja ime kemi ndjenja të veçanta si për Norvegjinë, ashtu edhe për Kosovën, por unë kam një lidhje më të veçantë me Kosovën, pasi ajo u bë shtet i pavarur dhe unë kam familje të madhe atje. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë shumë për mua që Vetoni do të luajë për Norvegjinë, ku është lindur dhe rritur”.

“Janë ndjenja të fora dhe një zgjedhje e vështirë për t’u bërë. Prandaj, unë ndryshova mendimin tim pas këshillave familjare dhe shpresoj që të gjithë do të kenë mirëkuptim për këtë,” ka shtuar Valoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu