‘Levica’ del me kandidat për president, ja kush është armikja e përbetuar e shqiptarëve

Partia “E Majta”, e para nisi “garën parazgjedhore”, me shpalosjen e kandidatës së tyre për presidente të ardhshme të vendit.

Bëhet fjalë për profesoreshën universitare Biljana Vankovska. Kjo e fundit ishte ajo që bëri postimin rreth fatkeqësisë së Llaskarcës ku shprehu gëzimin pasi sipas saj u kthye shqiptarëve ngjarja e Karpallëkut.

“Ndihem pjesë e ekipit, edhe pse nuk jam anëtar i partisë ‘E Majta’. Nuk e di nëse është e nevojshme t’ju prezantohem, sepse shumë prej jush i mbani mend kohët kur thoshin se kur ta hapni frigoriferin do ta gjeni profesoreshën Vankovskën. Ishte kështu sepse unë nuk heshtja kur të gjithë heshtën. Funksioni im kryesor është ai i profesorit dhe i tillë mbetet”, deklaroi Vankovska.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë më 8 maj, ku në të njejtën ditë është paraparë të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu