”Levica” kërkon inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

Partia “E Majta” ka dorëzuar nismën në Agjencinë për Rini dhe Sport për kryerjen e mbikqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese kundër FC Shkupi dhe FFM-së, raporton KlanMacedonia.

Sipas “Levicës” nga ana e grupit të tifozëve të FC Shkupi në ndeshjen kundër Akademija Pandev më 17 Maj të këtij viti, janë shfaqur flamuj të Shqipërisë kurse nuk është vendosur flamuri I RMV-së, që sipas tyre, shkelen nenet 7, 15, 16 dhe 17 të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Maqedonisë.

Për këto shkaqe dhe përmes nismës dorëzuar në Agjencinë për Rini dhe Sport, “Levica” kërkon të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore kurse pas konstatimit të situatës faktike, të miratohet akte përkatëse.

Ndryshe, kohë më parë, “Levica” dorëzoi në Ministrinë e Kulturës edhe nismën për kryerje të mbikqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese, kundër Komunës së Gostivarit, me qëllim të konstatimit të ligjshmërisë për ngritjen e përmendores së Xhemë Gostivarit në fshatin Simnicë të kësaj komune.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu