Levica sulmon Selën, kërkon ta ktheje mandatin: Kreu i ASH-së e mbron Kosovën dhe Shqipërinë

Partia “E majta” (Levica) ka dalë me akuza kundër kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, prej të cilit kërkon që ta kthejë mandatin e deputetit. Nga kjo parti akuzojnë Selën se në press konferencën e fundit ka mbrojtur pozicionet e Kosovës dhe Shqipërisë duke i bërë apel Ramës që mos të bëjë avokatin e Kovaçevskit dhe Vuçiçit, shkruan plusinfo.mk, përcjell in7.

“Nga këtu pyesim, në cilin Kuvend është deputet Ziadin Sela. Prej taksa paguesve të cilit shtet ai fiton pagën e tij dhe i gëzon benificionet si deputet? Interesat e kujt i mbron Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë? Nëse për Ziadin Selën prioritet janë interesat e shteteve të huaja dhe jo të Republikës së Maqedonisë dhe popullit të saj, në këtë rast le ta kthejë mandatin si deputet në Kuvendin e Maqedonisë – sepse nuk është i denjë ti përfaqësojë pozicionet e Republikës dhe popullit maqedonas”, thuhet në reagimin e Levicës.

Ndryshe, kreu i ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë për media, tha se kryrministri Edi Rama nuk duhet të bëjë avokatin e Kovaçevskit dhe Vuçiqit dhe nuk guxon të prishë raportet me Bullgarinë. Nga ana tjetër ai shtoi se qasja e këtillë favorizon Serbinë dhe vendos në pozitë të palakmueshme Kosovën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu