Lëvizja BESA e vetmja parti në Maqedoni që zhvillon online mbledhjet e kryesisë qëndrore

Situata me përhapjen e koronavirusit në Maqedoni po përshkallëzohet dhe masat e ndërmara nga institucionet kompetente në të njejtën kohë, shumë institucione dhe biznese nuk kryejnë më aktivitete punuese e sa i përket partive, pothuajse tek shumë prej tyre nuk zhvillohen më takime siç zhvilloheshin në të kaluarën.

Por nga Lëzije BESA bëjnë me dije se kanë filluar të zhvillojnë online mbledhjet e kryesisë qëndrore. Sekretari gjeneral i kësaj partie Arjanit Hoxha, në profilin e tij në facebook ka njoftuar se u zhvillua online mbledhja e kryesisë qëndrore.

Me këtë veprim, Besa bëhet e para dhe aktualisht e vetmja parti në Maqedoni që zhvillon online takimet e strukturave partiake. Si zgjidhje për vijimin e procesit punues takimet online i praktikojnë shumica e institucioneve arsimore ne vend dhe më gjërë, në vijim ndiqeni të plotë deklaratën e z.Hoxha.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshmë si dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e rradhës online, duke shfrytëzuar mundësinë statutare (Nenin 2, Paragrafi 4 nga Rregullorja e punës së Kryesise Qendrore).” – Përfundoi Hoxha./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu