Lëvizja BESA falenderon ASH-në për votat, bën drejtoreshë kandidaten për këshilltare të ASH-së

Lëvizja BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami kanë shpërblyer Aleancën për Shqiptarët dega Tetovë për votat e dhëna gjatë fitores së të Shtunës, ku Lëvizjes BESA iu shtuan vota për shkak të votuesve të ASH-së të cilët votuan listën e kryesuesit Besar Durmishi nga Lëvizja BESA.

Shpërblimi, gjegjësisht vlen për Mimoza Veliun e cila ishte kandidate e ASH-së me numër 18, e cila sot është caktuar Ushtruse Detyre e Drejtoreshës së Shkollës Fillore Komunale Përparimi në Reçicë të Madhe. Jo vetëm kaq, Mimoza Veliu ka lidhje farefisnore me Vjollcë Berishën, sekretareshën gjenerale të Aleancës për Shqiptarët.

Parashtrohet pyetja, a ishin votat e ASH-së të orkestruar ndaj Kasamit për shpërblime personale të klanit të Vjollca Berishës, a ishte një kurth i fshehur ndaj Ziadin Selës për një humbje turpëruese në Tetovë, apo ishte një marrëveshje me Lëvizjen BESA?

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu