Lëvizja BESA kërkon kthimin e mandateve të deputetëve të Gashit

Pas ndarjes së Lëvizjes BESA, krahu i udhëhequr nga Afrim Gashit nuk po hiqte dorë nga kjo parti, edhe pse beteja juridike nuk ishte në anën e tyre. Megjithatë tashmë ky grupim politik ka formuar subjektin e ri me emrin Alternativa, që do vijoj të udhëhiqet nga Gashi. Por si e komentojnë këtë ndarje nga Lëvizja BESA.

Arianit Hoxha nga kjo parti thotë se ata si parti nuk komentojnë formimin e subjekteve të reja politike.

Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA thotë se ata si parti nuk komentojnë formimin e subjekteve të reja politike.

“Nuk komentojmë formimin e partive të reja politike. çdokujt që ka vendosur për të formuat subjekt të ri i urojmë suksese ndërsa nëse kanë dinjitet dhe kredibilitet duhet që mandatet e fituara në emër të Lëvizjes Besa t’i kthejnë aty ku përkasin.

Sa i përket akuzave për falsifikim, Lëvizja Besa si person juridik dhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami para shumë muaj ka ngritur padi penale për falsifikim, keqperdorim të detyrës zyrtare, përfaqsim i rrejshëm dhe keqpërdorimi i simboleve të Lëvizjes Besa dhe falsifikimin e vulave të partisë nga disa individë të cilët detyrimisht do duhet të mbajnë përgjegjsi për veprimet e tyre.

“Nuk është e vërtetë që ka procese gjyqësor për legalitetin e Lëvizjes Besa por është fakt se dikush tentoj të përvetsojë emrin e Lëvizjes Besa dhe gjykata ja refuzoj këtë kërkesë që është absurde”, u shpreh Arjanit Hoxha.

Kontesti gjyqësor mes Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit filloi pasi palët u përçanë në grupe si pasojë e mosmarrëveshjeve. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu