Lëvizja Besa mbështet ndryshimet kushtetuese

Lëvizja Besa do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, por këtë e kushtëzon me heqjen e 20 përqindëshit nga kushtetuta dhe zgjedhjet parlamentare. Kreu i Besës Billall Kasami në emisionin 306 gradë në Alsat tha se nëse pushteti dëshiron të ketë ndryshime kushtetuese fillimisht duhet të ketë marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne vlerësojmë se nëse Qeveria dëshiron që në këtë format të bëjë ndryshimet kushtetuese atëherë duhet të ofrojë diçka, e atë që e kërkon opozita, në këtë rast edhe Lëvizja BESA, janë zgjedhjet e parakohshme, pra nëse kjo Qeveri dëshiron që ti bëjë ndryshimet kushtetuese duhet të ulet me ne, e ne themi se po pajtohemi që me këtë format të Qeverisë të bisedojmë për ndryshimet kushtetuese, por njëherësh të dakordohemi edhe për zgjedhje të parakohshme”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Duke komentuar takimin e liderëve të partive shqiptare në Tiranë, Kasami tha se nuk e ka problem të ulet dhe të takohet me krerët e partive shqiptare, por nuk mund të ketë dolli në kohën kur qytetarët përballen me probleme.

“Pra ne vlerësojmë se pas 20 viteve pushtet të Ali Ahmetit dhe të BDI-së në krye me Artan Grubin vlerësojmë që nuk kemi nevojë që me ata të ulemi të hamë darkë dhe të ngremë dolli e të bisedojmë për tema të relaksuara në kohën kur qytetarët tanë janë në një krizë të thellë ekonomike…”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Kasami tha se partitë shqiptare duhet të takohen për të takohen dhe të bisedojnë për të parë se deri ku ka arritur zbatimi i deklaratës së përbashkët të shqiptarëve të nënshkruar në vitin 2016, me implementimin e së cilës arrihet zgjidhja e barabarësisë së plotë gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu