Lëvizja BESA promovon kandidatin për kryetar në Dibër, kryefjala tek rinia

Lëvizja BESA sonte në qytetin e Dibrës ka bërë promovimin e kandidatit për kryetar Komune dhe listës së këshilltarëve ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Besës Bilall Kasami, nënkryetari Arben Llabënishta dhe anëtarë të kryesisë qëndrore, shkruan InfoShqip.

Në 15 tetor BESA në Dibër ka zgjedhur të garojë me Profesorin Universitar Xhemail Çupi dhe bartës liste Msc.Fisnik Mela. Theks të veçantë BESA në Dibër i ka kushtuar rinisë duke e bërë atë dominante në funksionet e ndara në këto zgjedhje lokale.

Grupi prej 50 ekspertëve dibranë të të gjithë qyteteve ka përpiluar mbi 20 projekte konkrete të cilat Lëvizja BESA në Dibër do i shpalosë në ditët në vijim gjatë fushatës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu