Lëvizja BESA propozon amendament për shtetësinë në Kuvend

Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli dorëzuan amendament per ndryshime ne Ligjin për zbatimin e Kushteutës së RM-së. Amendamenti në fjalë ka të bëj me përkufizimin e shtetësisë së qytetarëve të vendit. Propozimi i qeverisë është që shtetësia të jetë “maqedonasë-qytetarë të RM së Veriut”, ndërsa deputetët e Lëvizjes Besa përmes amendamentit të tyre kërkojnë që shtetësia e qytetarëve të vendit të jetë “Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së veriut”, zgjidhje që është në fuqi me kushtetutën e vendit.

Përndryshe në këtë fazë deputetët e kuvendit kanë të drejtë të dorëzojnë amndamente në ligjin për zbatimin e kushtetutës së Maqedonisë, ndërsa deri më 01.01.2019 kanë të drejtë te dorëzojnë amendamente ndaj katër amendamenteve të propozuara në kuvendin e vendit për të cilën është duke u zhvilluar debati.

Lëvizja Besa ka paralajmëruar dhe tani i ka të përgatitura amendamentët ndaj katër amendamentëve të qeverisë së vendit për të cilën debatohet ne kuvendin e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu