Lëvizja e rradhës e Taravarit në tabelën e shahut

Lideri i Aleancës për Shqiptarët është një adhurues i lojës së shahut, shkruan agjencia e lajmeve INA. Si njohës i mirë i kësaj filozofie dhe si një neurolog i sukseshëm ai ka një aftësi për të lexuar mendimet dhe lëvizjes taktike të “kundërshtarëve” në politikë.

Ai vet e ka thënë se, Shahu nuk është politikë, por kjo nuk do të thotë se strategjia e tij nuk mund ose nuk duhet të konsiderohet në politikë.

“Kur një profesionist luan shah, ai ose ajo kryesisht përqëndrohet në atë që kundërshtari po mendon. Ata e bëjnë atë për shkak të një fakti të thjeshtë. Çdo lëvizje, në një moment të caktuar, mund të përcaktoj avantazhet dhe disavantazhet në një fazë të mëvonshme”, është shprehur Taravari në shkrimin e tij të shkruan kohë më parë “Shahu dhe politika”.

Por bazuar në rrethanat aktuale politike, Taravari duket një lojtar që lëvizjet e tij janë vështirë të lexueshme. Kjo i bën kundërshtarët që të jenë në ankth dhe në pritje, se cila do jetë lëvizja e rradhës dhe si do të përfundoj loja.

Taravari në fushën me katrorë të zinjë dhe të bardhë tani duket se është duke menduar ta lëvizë figurën e mbretëreshës, por i duhet ndihma e oficerëve dhe torrës për ti kapërcyer figurat që i zënë rrugën.

Mbretëresha mund të lëvizë si një peshkop ose kalorës dhe shpeshë si figurë shahu quhet kryepeshkop ose kardinal.

Tani i gjithë opinioni publik është në pritje të lëvizjes së rradhës të Taravarit. Lëvizja e tij do ta përcaktoj fatin e lojës: Fitore, humbje apo remi./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu