Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati edhe për një mandat për këtë post Shpend Ahmeti dhe Selim Pacolli nga AKR-ja kanë vendosur që të bëjnë koalicion në komunën e Prishtinës, shkruan “Zeri.info”.
Kjo gjë u bë e ditur nga Ahmeti përmes një konference të jashtëzakonshme të thirrur për media.
I pari i Prishtinës me këtë rast ka thënë se qëllimi i tyre është të krijojnë shumicën me qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarit.
“Ne synojmë që ta ndërtojmë shumicën, kanë ndryshuar rrethanat më 22 tetor sepse tash ato subjekte që kemi qenë në koalicion. Ne zotohemi që së bashku të punojmë me Selim dhe AKR, ne vazhdimin e reformave që i kemi filluar”, ka thënë Ahmeti.
Ai gjithashtu ka thënë se ata i kanë marrë pikat programore më të mira të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Aleancës Kosova e Re.
Sipas Ahnetit ata me këtë bashkëpunim po prezantojnë diçka ndryshe prej gjitha koalicionet tjera.
Ai gjithashtu ka thënë se mes AKR-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë mos marrëveshje për atë se si do duket Prishtina.
Ndërsa Selim Pacolli nga AKR ka thënë se ata janë dakorduar që të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët.
“Ka qenë pikërisht Ahmeti, i cili ka pasur pikat e përbashkëta dhe mënyra më e mirë që ju ka ofrua qytetarëve”, ka thënë Pacolli.
Ai beson se brenda 4 vite do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.
Selimi gjithashtu tha se nuk ka pasur preferencë për kandidatët por vetëm për programin e tyre./ZERI













