Lewandowski është lojtari i parë që e arrin këtë pas Messit dhe Ronaldos

Sezon ëndrrash për Robert Lewandowskin. Sulmuesi i Bayern Munich po shijon vitin më të mirë në karrierë, sa i përket statistikave.

Me dy golat kundër Chelseat, ai ka shkuar në 53 finalizime në sezonin 2019/20.

Derisa, ai tashmë është edhe golashënuesi më i mirë i Champions League këtë sezon me 13 gola.

Lewa duket rrugës për të fituar ‘Këpucën e Artë’ të Championsit pasi Haaland me 10 gola tashmë s’mund të shënojë më, Dortmund është jashtë Ligës së Kampionëve.

Robert Lewandowski nuk ndalet këtu, ai është bërë lojtari i parë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit që arrin se paku 13 gola në një sezon në Ligën e kampionëve.

Rekordi i Messit është 14 gola, derisa CR7 mban tri vendet e para pasi në tri sezone të ndryshme ka shënuar 15, 16 dhe 17 gola.

Robert Lewandowski mund t’i përmirësojë këta numra në ndeshjen e radhës.

Lewa ka pas vërtet një sezon mbresëlënës, në Bundesliga ai ka shënuar 34 gola, por nuk e fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Evropës pasi Ciro Immobile i Lazios shkëlqeu në takimet e fundit duke shënuar ndeshje pas ndeshje për ta mbyllur sezonin me 36 gola dhe për ta rrëmbyer çmimin që për 10 vite me radhë e kanë fituar Messi dhe Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu