Lewis Hamilton zgjidhet si personaliteti sportiv i vitit 2020

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton është zgjedhur BBC Personaliteti Sportiv i Vitit 2020 Lewis Hamilton është një nga garuesit më të mirë të të gjitha kohërave të F1, ai barazoi rekordin e Michael Schumacher të shtatë titujve botërorë me fitimin e kampionatin e tij të katërt radhazi në 2020.

Përpos këtij çmimi, britaniku pritet të nderohet edhe nga Mbretëresha Elizabetë, për arritjet e tij në sport, në ceremoninë e fundvitit. 35-vjeçari, nga Stevenage, gjithashtu tejkaloi gjithsej 91 fitoret në Grand Prix të Schumacher. Në një votim publik, kapiteni i Liverpool Jordan Henderson përfundoi i dyti ndërsa Hollie Doyle ishte i treti.

Edhe boksieri Tyson Fury, ishte në rrethin e ngushtë të kandidatëve për çmimin, ndërsa sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, fitoi çmim të veçantë lidhur me fushatën e tij për sigurimin e ushqimit për fëmijët në nëvojë.

Unë dua të them urime për të gjithë të nominuarit e mrekullueshëm“, tha ai. “Unë jam shumë krenar për ato që kam arritur dhe dua të them faleminderit të gjithëve që kanë votuar për mua“. “Nuk e prisja këtë duke ditur se ka kaq shumë pretendentë të mëdhenj“, tha 35 vjeçari.

Unë dua t’ju them Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, ka qenë një vit kaq i pazakontë dhe dua të përmend të gjithë punëtorët e vijës së frontit që përballen me COVID-19 dhe të gjithë fëmijët në botë, unë dua që ju të përpiqeni dhe të qëndroni pozitivë gjatë kësaj kohe të vështirë, unë jam duke ju dërguar të gjithëve pozitivitet. Faleminderit nga zemra ime“, përfundoi Lewis Hamilton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu