Libraria e Çarshisë në Shkup fton qytetarët të marin pjesë në promovimin e librit, njëherazi edhe bashkëbisedim me autorin z. James Pardew, në ambientet e librarisë, shkruan InfoShqip.
Më poshtë ju paraqesim të plotë ftesën e librarisë:
“Kemi nderin e veçantë të ju ftojmë në promovimin e librit dhe bashkëbisedimin me z. James Pardew (Perdju), titulluar Lidershipi Amerikan gjatë përfundimit të gjenocidit në Ballkan, që do të mbahet nesër (e mërkure) në orën 12:00 tek Libraria e Çarshisë. z. Pardew ishte përfaqësues Special i SHBA-ve gjatë periudhës së krizave në Ballkan, dhe ndërmjetësoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit”./InfoShqip.com