Libri më i shitur për vitin 2016 në Gjermani, libri autobiografik i Hitlerit

Libri më i shitur në Gjermani për vitin 2016 ka qenë libri autobiografik i ish-diktatorit Adolf Hitlerit ‘Lufta ime’. Pas vetëvrasjes së Adolf Hitler-it, të drejtat për botimin e autobiografisë së tij të famshme “Lufta ime” (Mein Kampf) i’u transferuan shtetit të Bavarisë, e cila refuzoi që ndonjëherë ta publikojë këtë libër kontravers në Gjermani.

Megjithatë, ligji gjerman për të drejtat e autorit thotë se teksti mund të botohet 70 vjet pas vdekjes së autorit, që i bie se çdo kush mund ta botojë këtë libër nga viti 2016 e këtej.
Pas disa polemikave, Instituti i Historisë Bashkëkohore në Gjermani, në janarin e vitit 2016, ka lëshuar për ribotim këtë manifest anti-semit, kopjet dy vëllimëshe të të cilit ishin shitur të gjitha brenda disa orëve, në faqen e amazon për Gjermani.

Instituti i Historisë Bashkëkohore në Gjermani ka bërë të ditur se që nga ribotimi i parë në janar, 2016, janë shitur gjithsej 85.000 kopje të këtij libri, duke e bërë librin më të shitur në Gjermani për vitin 2016. Seria e 6të e ribotimit të këtij libri, pritet të arrijë nëpër librari në fund të këtij muaji.

Duke i’u përgjigjur reagimeve të shumta të cilat shprehnin shqetësimin se po bëhet përhapja institucionale e propagandës naziste, Andreas Wirsching, drejtor i Institutit Bashkëkohorë të Historisë është shprehur për The Guardian se është pikërisht e kundërta.

Debati rreth pikëpamjeve të Hitlerit për botën dhe qasja e tij ndaj propagandës, na ka ofruar një mundësi që ti shikojmë shkaqet dhe pasojat e një ideologjia totalitare, në një kohë kur pikëpamjet politike autoritative dhe sloganet djathtiste janë duke fituar terren, ka thënë Wirsching.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu