Liderët e G7 takim urgjent, i pranishëm edhe presidenti Zelensky

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e vendeve të tjera të industrializuara të G7 kanë mbajtur një takim urgjent për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Udhëheqësve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë iu bashkua edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu drejtua grupit dhe tha se ata duhet t’i përgjigjen bombardimeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të vendit të tij me një kufi çmimi për ekspertët e naftës dhe gazit nga Rusia.

Franca ka thënë se liderët e G7-s ka të ngjarë të lëshojnë gjithashtu një deklaratë për Bjellorusinë aleate të Rusisë, duke paralajmëruar udhëheqësin e vendit Alexander Lukashenko që të qëndrojë jashtë konfliktit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu