Lideri bavarez paralajmëron Merkelin pas rezultatit ‘katastrofik’ në zgjedhje

Një aleat kyç politik kritikoi ashpër sot kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke thënë se politika e saj, për të cilën ai e fajëson për humbjen poshtëruese në zgjedhjet elektorale në fundjavë, ka nevojë të riorganizohet.
“Rezultati katastrofik i së dielës në shtetin lindor gjerman të Mecklenburg-Vorpommern ishte pasojë e politikës liberale të refugjatëve e Merkelit”, tha Horst Seehofer, kryeministri i shtetit jugor të Bavarisë për gazetën e përditshme ”Sueddeutsche Zeitung”.

Komentet e tij theksuan ndarjen e thellë në koalicionin qeverisës të kancelares të shkaktuar nga ardhja e rreth 1 milion refugjatëve në Gjermani.

Situata e rëndë në shërbimet sociale si dhe një seri sulmesh terroriste të lidhura me refugjatët , kanë testuar gatishmërinë e gjermanëve për të mbështetur Merkelin në mirëpritjen e refugjatëve.

“Situata është shumë e degravuese për CDU-në dhe CSU-nw”, deklaroi Seehofer, duke këmbëngulur se gjermanët nuk e duan këtë politikë të Berlinit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu