Lideri bullgar, Sllavi Trifonov: E lëshova qeverinë për shkak të Maqedonisë

Lideri i “Ka një popull të tillë” Slavi Trifonov në një intervistë për radion private “Darik” thotë se është larguar nga koalicioni qeverisës në Bullgari, për shkak të Maqedonisë, duke shtuar se është shkelur marrëveshja e koalicionit.

“Po largohem nga qeveria për shkak të Maqedonisë”, tha Trifonov pas më shumë se një ore bisedë, duke shprehur irritim për këtë çështje.

Siç njofton AIM, sipas Trifonovit, derisa bullgarët vendas nuk jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë dhe nuk fillon zbatimi i Marrëveshjes së vitit 2017 edhe nëse kjo varet nga ai, Shkupi nuk do të fillonte negociatat për anëtarësim në BE.

Ai ishte i bindur se largimi nga koalicioni qeverisës ishte gjëja e duhur, pasi ishte më pak e keqe se ajo që po formohej.

Sipas Trifonovit, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev janë të harruar dhe sillen në mënyrë joadekuate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu