Lideri i Koresë së Jugut ‘inspirohet’ nga Trump: Uron Kim Jong Un me rastin e ditëlindjes së tij ‘misterioze’

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in përshëndeti Presidentin e SHBA’ve për urimet e ditëlindjes ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e përshkruar atë si një ide të shkëlqyeshme.

”Disa ishin të shqetësuar për një raund të ri provokimesh vetëm në kohën e ditëlindjes së liderit Kim”, u tha Moon gazetarëve në një konferencë vjetore për shtyp të martën.
Në vend të kësaj, Presidenti Trump i dërgoi urime për ditëlindje duke theksuar gatishmërinë e tij për të biseduar. Ishte një ide e shkëlqyer.”

Koreja e Veriut tha se kishin marrë urimet nga Trump, edhe pse nuk e përmendën datën e saktë të ditëlindjes së liderit të tyre. Ditëlindja e Kim besohet të jetë 8 janari, megjithëse nuk është konfirmuar kurrë kjo datë. Qeveria e SHBA e rendit vitin e lindjes së Kim me 1984 duke thënë se ai mbush 36 vite.
Vitin e kaluar Koreja e Veriut tha se po humbet durimin dhe paralajmëroi se mund të ndërmarrë ndonjë veprim të paspecifikuar nëse Shtetet e Bashkuara nuk e zbusnin qëndrimin e saj negociues deri në vitin e ri.
Afati kaloi, megjithatë, pa provokime të menjëhershme nga Koreja e Veriut, megjithëse Kim tha që bota së shpejti do të dëshmojë një armë të re strategjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu