Lideri i Lëvizjes Popullore, Janko Baçev: Maqedonia nuk ka politikanë me kapacitet të burrështetasve

Maqedonia nuk ka politikanë me kapacitet të burrështetasve, të cilët do të dinë t’i rangojnë prioritetet në politikë, deklaroi lideri i Lëvizjes Popullore për Maqedoninë, Janko Baçev.

“Në vend të parë duhet të jetë interesi i shtetit, pastaj interesi i partisë dhe diku në fund interesi i politikanëve. Por, te ne dominon interesi personal, kurse bashkësia ndërkombëtare vetëm e shfrytëzon këtë ndarje për të nxitur zgjidhjet e veta. Por për fat të keq, ne çdoherë i kërkojmë ata, në vend që vetë të ulemi si maqedonas dhe problemet t’i zgjidhim në vendin tonë”, tha Baçev.

Për Nenad Novkovski nga FRODEM, zgjidhja e krizës politike përmes takimeve të liderëve me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare është legjitime dhe e domosdoshme, veçanërisht, siç thotë, kur kemi probleme serioze siç është kriza aktuale politike. Për takimin e paralajmëruar të liderëve më 31 gusht, Novkovski thotë se ky takim patjetër duhet të mbahet.

“Bëhet fjalë për akt, i cili duhet të sjellë ndonjë zgjidhje çfarë do që të jetë ajo, sepse janë lëshuar shumë mundësi për të gjetur zgjidhje të vërtetë. Një kohë të gjatë bëheshin marrëveshje, por të njëjtat pësonin shumë ngecje, gjë që është e palejueshme. Garantuesit e marrëveshjeve patjetër duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje përfundimtare”, tha ai.

Përndryshe, bashkëbiseduesit u pajtuan se kriza mundet të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, kurse Baçev konsideron se populli duhet medoemos  ta gjejë forcën e tretë politike dhe dy partitë më të mëdha, respektivisht, VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në t’i çojë në histori, transmeton TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu