Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e revoltuar me deputetet e shumicës

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e revoltuar me deputetet e shumicës në Komisionin për financa dhe buxhet të cilët votuan kundër amendamentit që parashikonte rritjen e pagave për punëtorët në shumë prej 2.806 denarë.

Duke protestuar para Kuvendit, sindikalistët kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të zv/ministrit të Financave dhe deputetëve që votuan kundër duke theksuar se punojnë në dëm të popullit dhe punëtorëve.

“Faleminderit deputetëve jo të popullit të cilët votuan kundër rritjes së pagave të punëtoreve, I falënderoj. Kurrë më deputetë dhe kurrë më vota nga punëtorët. Menjëherë dorëheqje. Falënderojmë zv/ministrin që u mundua të gënjejë gjithë opinionin, Filip Nikollovski. Edhe ti të japësh dorëheqje sepse ministri jot i financave nuk kishe guxim që sot të vij para deputetëve dhe të dërgoi ty të gënjesh, edhe ti të japësh dorëheqje. Prej sot do të flasim hapur, do ti kërkojmë dorëhqjet. Apelojmë kryeministrin ti shkarkoj këto deputetë jo të popullit dhe zv ministra jo të popullit sepse ata duhet të punojnë për popullin dhe punëtorët”, deklaroi Darko Dimovski, kryetar I LSM-së.

“Mjaft është, kjo duhet të zgjidhet, Maqedonia nuk ka kohë të presë. Me vështirëi jetojmë, nuk po arrijmë të mbijetojmë nga muaji në muaj. Çfarë të bëjmë, të gënjejmë të vjedhim, jo faleminderit, mjaft ishte”, tha një protestues.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën kur je I tradhtuar nga kryeministri dhe qeveria jote. Nuk është me rëndësi si jetoj unë, ndoshta unë jetoj mirë por me rëndësi është si jetojnë fqinjët e mi. E rëndësishme është nëse ato mund të jetojnë si duhet”, tha një tjetër protestues.

Greva e përgjithshme në sektorin publik filloi më 22 qershor me kërkesa për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë në shumë neto për të gjithë punëtorët në përputhje me rritjen e pagës minimale, nënshkrimin e Kontratës së Përgjithshme Kolektive dhe pagesën e K-15.

Greva pasoi pasi nuk u arrit një marrëveshje mes sindikatës dhe qeverisë. Sindikata mbetet në qëndrimin e rritjes lineare të pagave, ndërsa Qeveria thotë se duhet gjetur një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave dhe jo të pranohen zgjidhje ad hoc


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu