Liga e Kampionëve, Liverpool kalon në fazën e nokautit

Liverpooli është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Ajaxin me rezultatin 1:0 në terren vendas të martën vonë. Curtis Jones shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në “Anfield” duke i sjellë fitore të rëndësishme skuadrës së tij në ballafaqimin e Grupit D.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Midtjylland barazoi 1:1 me Atalantan duke siguruar pikën e parë në turne këtë sezon. Fitorja e Liverpoolit i lejoi ata të arrijnë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve me 12 pikë dhe një ndeshje të mbetur.

Atalanta ka 8 pikë dhe Ajaxi 7 pikë pasi ata do të luftojnë për të kaluar në të 16-ën e finales në ndeshjet e tyre të fundit. Midtjylland është në fund të grupit me vetëm 1 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu