Liga Premier solidarizohet me lojtarët që do të agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjyqtarëve të Ligës Premier dhe në garat e tjetra të futbollit në Angli u është kërkuar që të pauzojnë lojën në mënyrë që lojtarët që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të bëjnë iftar, raporton Sky Sports.

Vendimi është marrë për shkak se shumë futbollistë kryesorë të futbollit anglez agjërojnë gjatë Ramazanit.

Shumë nga futbollistët më të mirë të vendit, duke përfshirë Mohamed Salah të Liverpoolit, Riyad Mahrez të Manchester Cityt dhe Ngolo Kante të Chelseat, pritet të agjërojnë këtë muaj dhe do të përmbahen nga ngrënia apo pirja gjatë orëve të ditës gjatë një periudhe të rëndësishme vetë-reflektimi për myslimanët”, thuhet në komunikatë.

“Ata do të duhet të bëjnë iftar pasi të ketë perënduar dielli – dhe kjo do të ndikojë në një numër lojtarësh që marrin pjesë në ndeshjet e mbrëmjes nëpër nivele të ndryshme të ligave gjatë muajit të ardhshëm”.

“Gjyqtarët e ndeshjes tani kanë marrë udhëzime nga organet e arbitrimit për të lejuar një pauzë të natyrshme në lojë dhe për t’u mundësuar lojtarëve të bëjnë iftar duke marrë lëngje ose xhel energjetik ose suplement”.

Ata janë inkurajuar gjithashtu përpara fillimit që të përpiqen të identifikojnë lojtarët që mund të kenë nevojë të bëjnë iftar gjatë lojës dhe aty ku është e mundur të bien dakord për një pauzë të shkurtër”, vazhdon më tej njoftimi.

Në vitin 2021, një ndeshje midis Leicester City dhe Crystal Palaces u ndërpre nga gjyqtari Graham Scott pas gjysmë ore, në mënyrë që Wesley Fofana dhe Cheikhou Kouyate të mund të bënin iftar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu