Ligji i gjuhëve, Grubi i çon selam Ivanovit

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe është sukses i përbashkët i deputetëve në Kuvend. Sipas tij me miratimin e ligjit të gjuhëve u rrumbullakua pjesa normative e MO-së.

“Që nga java e ardhshme edhe mbishkrimi në Kuvendin, Qeverisë do të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe kjo është e drejtë ligjore. Ligji aktual është shtrirje maksimale në kuadër të kornizës që e lejon kushtetuta”, ka thënë Grubi.

I pyetur nëse presidenti i vendit Gjorge Ivanov do të nënshkruajë ligjin, Grubi me përgjigje:

“Duke u bazuar në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend, ai edhe mund të mos e nënshkruaj ligjin por e ftoj të bëhet pjesë e rrëfimit kaq të suksesshëm në rrumbullakimin e pjesës normative të dokumentit të MO-së dhe të bëhet pjesë përbërëse e këtij rrëfimi. Mos të përmend ndonjë hap që do jetë kundër relaksimit të raporteve mes dy komuniteteve më të mëdha dhe të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu