Ligji i ri gjerman do ti mbroj edhe të drejtat e punëtorëve të Maqedonisë që punojnë në kompani gjermane në vendin tonë

Nga viti i ardhshëm ligj i ri gjerman do të mbrojë edhe të drejtat e një pjesë të punëtorëve në vend të cilët punojnë për kompanitë e ndryshme gjermane në vendin tonë. Ligji i ri për përgjegjësinë korporative gjermane tani i detyron këto kompani, që para nënshkrimit ose vazhdimit të bizneseve, të jenë më vigjilentë, të kujdesshëm dhe të kërkojnë dëshmi se afaristët vendor respektojnë të drejtat themelore e të punësuarve.

Qëllimi i ligjit është që të ketë punëtorë të kënaqur dhe të motivuar, sepse vetëm kështu mund të ketë mallra të mira dhe cilësore.

Kur bëhet fjalë për kushtet e punës në RMV, kategoritë më të rrezikuara janë pagat, orët shtesë të punës, kushtet dhe mbrojtja e të punësuarve në ambientet e punës, andaj ideja e gjithë kësaj risie është që të gjitha kompanitë gjermane të cilat bashkëpunojnë me kompanitë tona, të marrin përgjegjësinë e korporatave gjermane në të cilat do të sigurojnë kushte me të mira për të punësuarit”, tha koordinatorja e “Fair Wear”, Biljana Solakovska Mihajlovska për TVM2.

Ky ligj i cili do të implementohet nga viti i ardhshëm imponon një mundësi të re mes të punësuarve dhe punëdhënëseve dhe po ashtu planifikohet të zbatohet mekanizëm ku do të informohen kompanitë blerëse për të drejtat e të punëtorëve dhe të njeriut”, tha drejtori i Delegacionit ekonomik gjermane, Patrikt Martens.

Sipas të dhënave, bashkëpunimi më i madh mes kompanive vendore dhe atyre gjermane ka në industrinë e tekstilit, ku supozohet se ky bashkëpunim i ndërsjellë i partneritetit arrin mbi 70%.

Kompanitë vendore gjatë kësaj periudhe jenë të detyruar t’u përshtaten ndryshimeve të reja ligjore gjermane, sepse për çdo mos respektim të ligjit në fjalë dhe të drejtave të punëtorëve në përgjegjësi nga viti i ardhshëm do të thotë ndërprerje e bashkëpunimit me kompanitë gjermane, thonë nga oda ekonomike gjermane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu