Ligji i simboleve në Mal të Zi, Meta: Tani shqiptarët shënojnë festën kombëtare

Ditën e djeshme, kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar ligjin për ‘Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare’, ku shqiptarët e Malit të Zi, më në fund mund të shpalosin pa frikë, simbolet e tyre kombëtare.

Duke përshëndetur miratimin e ligjit, presidenti Meta ka mbështetur të drejtat e pakicave, të cilat do të sjellin dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Sipas tij, ky ligj priste miratimin që prej vitit 2017, duke u garantuar komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare, për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi, që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.”– shkruan Meta.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu