Me ligjin e ri për gjuhët do ketë nevojë për përkthyes, Zaev thotë se si përkthyes do shfrytëzohen administratorët

Në fazën e ardhëshme, sigurisht që implementimi i ligjit për gjuhët do të bëjë të nevojshme punësimin e një armate të tërë përkthyesish.

Por kryeministri Zaev thotë se për momentin nuk flitet për punësime të reja . për këtë qëllim, do të shfrytëzohen fillimisht në maksimum administratorët që me vite marrin rrogën pa bërë asgjë, njofton TVM2.

“Do ti shfrytëzojmë resurset të cilat ekzistojnë në administratën publike. Bëhet fjalë për trup përkthyes i cili do ti ndihmoje ligjin për përdorimin ose përparimin e ligjit për gjuhët dhe janë në funskion të zbatimit praktik te gjuhëve. Nuk kemi planifikuar punesime të reja në ketë pjesë , shkojme me plotësimin e vendeve të zbrazta në administratë dhe besoj se ju e dini që ka nje numër të madh të administratorëve të cilët marin rroga por qëndrojnë në shtëpi dhe këtë resurse të shtetit mundemi ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe racionalisht në të gjitha aspektet për përdorim normal si në atë ligjvënës por edhe të jetesës ne Maqedoni”, thotë Zaev


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu