Limaj thotë se SHBA nuk ia kthen shpinën Kosovës, paralajmëron unitet për çështjen e taksës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror.

Në një intervistë për televizionin publik, zëvendëskryeministri ka thënë se tash duhet unitet për të vepruar tutje.

Kosova thotë Limaj se ka mjaftueshëm pjekuri politike të veprojë në përputhje me interesat e veta dhe në respekt të miqve tanë.

“Platforma konfirmon që me një angazhim e përkushtim mund të ndërtojmë qëndrim unik me Serbinë. Taksa nuk kish ndodhe pa dhënë kontributin të gjithë dhe asnjë vendim nuk mund të bëhet pa pasur unitet. Ne kemi dallime brenda koalicionit, por ne po ulemi dhe po përafrojmë qëndrimet. Dallimet që ekzistojnë besoj se do të tejkalohen. Këndvështrime të ndryshme për një çështje të caktuar”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk largohet ose nuk ia kthen shpinën këtij vendi. SHBA thotë Limaj se janë në përkrahje të këtij vendi.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk lidhen me qeveritë. Po flasim për një vend e cila është bashkëpronare e lirisë. Detyra jonë është t’i mirëmbajmë këto marrëdhënie. Nganjëherë kemi siklete, por jo me dëshirën tonë. As në pozitë e as në opozitë nuk ka parti anti amerikane”, ka shtuar Limaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu