Lindshmëria në Francë kap nivelin më të ulët, Macron bën lëvizjen e menjëherëshme

Franca po përballet me një sfidë të madhe. Sipas qeverisë franceze niveli i lindjeve ka qenë në rënie prej më shumë se një dekade teksa në vitin 2023 ka pasur rënie prej 7% krahasuar me vitin paraprak.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar për një plan të ri duke përfshirë testimin për fertilitet për personat deri në moshën 25 vjeç. Në retorikën e përhershme politike të francezëve, niveli i lindjeve në vend ka qenë temë e prekur pasi ata e shohin si një faktor shumë të rëndësishëm që Franca të konkurrojë ndërkombëtarisht, shkruan The Guardian.

Megjithatë, ky plan nuk ka hasur në pëlqimin e të gjithëve pasi shumë njerëz po e shohin me skepticizëm pasi e konsiderojnë si një ndërhyrje në jetën intime dhe zgjedhjet personale. Kjo pasi edhe vetë Macron ende nuk është bërë baba.

Numri i të rinjve që planifikojnë të kenë fëmijë në moshën 25-vjeçare është jashtëzakonisht i ulët në Francë teksa mosha mesatare në të cilën gratë franceze lindin është 31 vjeç.

Numri i të rinjve që planifikojnë të kenë fëmijë në moshën 25-vjeçare është jashtëzakonisht i ulët në Francë teksa mosha mesatare në të cilën gratë franceze lindin është 31 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu