Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo! Ronaldinho dhe Ronaldo më në fund zgjedhin

Legjendat braziliane të futbollit, Ronaldinho dhe Ronaldo, kanë zbuluar se të dy e vlerësojnë Lionel Messin si futbollistin më të mirë të gjitha kohëve para Cristiano Ronaldos.

Rivaliteti i zjarrtë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë më shumë një dekadë ka bërë që ndër debatet më të shpeshta mes tifozëve të futbollit të jetë se cili prej atyre dyve është më i mirë.

Në këtë debat së fundi kanë komentuar edhe dy legjendat braziliane, Ronaldinho dhe Ronaldo, të cilët i lavdëruan dy futbollistët por thanë se e preferojmë Messin si futbollistin më të mirë.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho, e zgjodhi ish-bashkëlojtarin e tij në Barcelonë duke thënë se thjesht e preferon stilin e tij të lojës.

“Messi. Do të më kishte pëlqyer të kisha vazhduar të luaja përkrah tij më gjatë. Nuk pata mjaftueshëm kohë me të, ai ishte shumë i ri. Do të më pëlqente shumë të dilja në fushë me të edhe një herë”, ka thënë 40-vjeçari Ronaldinho.

“Ai është më i miri në histori, pa asnjë dyshim. Askush s’i ka bërë ato që i ka bërë Messi. Edhe Ronaldo është i kompletuar, ai ka gjithçka. Edhe Messi gjithashtu, por kjo është çështje shije dhe unë e preferoj stilin e lojës të Messit”.

Ndërsa, dy-herë fituesi i Kupës së Botës, Ronaldo, e zgjodhi Messin para Ronaldos pasi që tha se e sheh atë si lojtar më të kompletuar.

“Messi është jashtë kësaj bote. Edhe Cristiano, por unë e shoh Messin si lojtar më të kompletuar. Ai është i mrekullueshëm, më pëlqen shumë më shumë sesa cilido lojtar tjetër. Gjithçka që bën ai është spektakolar”, tha Ronaldo.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu